Madrilenët po e përgatisin ofertën e madhe për Ruizin

Futboll

Madrilenët po e përgatisin ofertën e madhe për Ruizin

Më: 26 shkurt 2020 Në ora: 17:24
Madrilenët po e përgatitisin ofertën e madhe për Ruizin

Gjiganti spanjoll, Real Madridi është duke u përgatitur për tu hedhur në sulm për yllin e Napolit, Fabian Ruiz.

“Calcio Mercato” shkruan se madrilenët janë duke përgatitur ofertën në vlerë prej 70 milionë euro për Ruiz, i cili po bën një sezon të madh me skuadrën italiane.

Krerët e skuadrës “merenguese” janë të bindur se oferta e tyre do të jetë bindëse për 23 vjeçarin, i cili verën duket se do të bëhet me klub të ri.

Ndryshe, Ruiz kërkohet edhe nga Manchester City dhe Barcelona, por duket se Reali është futur seriozisht në garë për lojtarin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat