Bayerni pa Lewandowskin

Futboll

Bayerni pa Lewandowskin

Më: 26 shkurt 2020 Në ora: 17:32
Bayerni pa Lewandowskin

Futbollisti Robert Lewandowski është lënduar dhe do t’i mungojë ekipit së paku katër javë. Ylli i Bayern Munihut pësoi lëndim në gju mbrëmë në ndeshjen kundër Chelseat.

Polaku shkëlqeu duke shënuar edhe gol në pjesë të dytë, në ndeshjen e parë të 1/8-ës së finales së Champions League.

Por, shkaku i lëndimit që ai e pësoi në gju, do të mungojë në ndeshjen e kthimit ndaj Chelseat, që do të zhvillohet më 18 mars në ‘Allianz Arena’.

Kjo pasi ai pritet të mungojë për katër javë, derisa mbetet të shihet nëse do të kthehet për ndeshjen ndaj Borussia Dortmundit, që zhvillohet pas 5 javësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat