Lajm i keq për Xherdan Shaqirin

Futboll

Lajm i keq për Xherdan Shaqirin

Më: 26 shkurt 2020 Në ora: 17:33
Lajm i keq për Xherdan Shaqirin

Skuadra e Liverpoolit edhe më tutje nuk mund të llogarisë në shërbimet e Xherdan Shaqirit, për shkak të lëndimit të futbollistit nga Kosova me nënshtetësi zvicerane.

Shaqiri nuk është paraqitur për ‘Reds’ që nga 11 janari për shkak të një problemi të vazhueshëm të muskulit  dhe aktualisht nuk ka ndonjë afat kohor për kthimin e anësorit të Liverpoolit.

“Ende nuk është gati për t’u trajnuar me ekipin e Liverpoolit”, shpjegoi Jurgen Klopp kur u pyet për gjendjen e Shaqirit. “Nuk duhet të bëjmë presion për rikthimin e tij. Pra, ne vetëm duhet të presim.

Ai nuk është afër për t’u stërvitur”, përfundoi tekniku gjerman.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat