Real Madridi dhe ‘Zonja e Vjetër’ kokulur!

Futboll

Real Madridi dhe ‘Zonja e Vjetër’ kokulur!

Nga: Kemajl Goca Më: 26 shkurt 2020 Në ora: 20:21
Pamje nga ndeshja

(E plotësuar) - Real Madridi dhe ‘Zonja e Vjetër’ kokulur! Reali pësoi humbje në stadiumin “Santiago Bernabeu” me rezultat 2:1 nga kampioni i Anglisë, Manchester City, ndërsa Juventusi në udhëtim mundet me 1:0 nga skuadra franceze, Lyon. Në minutën e 60-të, zhbllokohet rezultati në “Santiago Bernabeu”, Reali avancon me rezultat 1:0, me golin e Iscos, i cili nga afërsia nuk e pati të vështirë të tund portën rivale. Në minutën e 78-të, Gabriel Jesus nga afërsia me kokë realizon për 1:1.

Ky gol i dha edhe më shumë shpirt lojës së Cityt, duke shënuar edhe golin tjetër pikërisht në minutën e 83-të, de Bruyne ka qenë i saktë nga penalltia, 1:2.

Në minutën e 86, Sergio Ramos u ndëshkua me karton të kuq, pasi që si lojtar i fundit fauloi ashpër lojtarin kundërshtar, kështu që Reali mbetet me një futbollist me pak në fushë. Realin do të ketë punë të vështirë në sfidën e kthimit në “Etihad” ndaj Cityt, ndërsa kjo e fundit ka rezultat fantastik Lyoni triumfoi me rezultat 1:0 ndaj Juventusit.

“Zonja e Vjetër” kokulur së bashku me Cristiano Ronaldon. Në minutën e 31-të, një veprim i shpejt i vendasve rezultoi me gol. Futbollisti Tousart nga afërsia shënon për 1:0. Lyoni ka rezultat të madh për takimin e kthimit në Torino.

***

83' Reali po trondit tifozët, në disavantazh. De Bruyne shënon nga penalltia për 1:2.

77' Manchester City barazon në Madrid, 1:1, shënues Jesus.

75’ Po afrohet fundi i takimit, Reali në epërsi me 1:0 ndaj Manchester Cityt sikur edhe Lyoni me Juventusin.

60’ Zhbllokohet rezultati në Santiago Bernabeu, Reali avancon me 1:0, me golin e Iscos. Trajneri Zinedine Zidane është i lumtur, ndërsa Pep Guardiola i Manchester Cityt në presion.

Image

52' Lyoni po luan mjaft mirë dhe me sukses po e ruan rezultatin, ndërsa në Madrid nuk janë shënuesit në mbrëmjen e tyre, ende nuk kanë shënuar.

44’ Juve është në presion dhe në kërkim të golit të barazimit kundër Lyonit, ndërsa në Madrid nuk ka gola.

32' Shënohet goli. Lyoni në epërsi me rezultat 1:0 në përballje me Juventusin, duke iu falënderuar golit të Tousant.

Image

28’ Kartoni i parë i verdhë, ndëshkohet Marcelo i Lyonit. Deri me tash nuk ka gola në asnjërën ndeshje.

25’ Nuk ka gola. Lojë e mirë si në Madrid si në Lyon.

15’ Nuk ka gola as në Madrid as në Lyon, por mbetet të shihet se cilat nga ekipet do të shënojë e para.

Image

8’ Juve me Ronaldon dhe Dybalan sulmojnë Lyonin dhe synojnë rezultat pozitiv, ndërsa Reali me Benzeman e Iscon kundër City me de Bruyne, Jesus e Mahrez.

2’ Ndeshjet që zgjojnë emocione, veçmas në “Santiago Bernabeu” mes Real Madridit dhe Manchester City.

Image

***

Sonte janë në program dy ndeshjet e Champions League, që luhen në kuadër të të tetës së finales.

Sfida kryesore luhet në "Santiago Bernabeu" mes Real Madridit dhe kampionit anglez Manchester Cityt dhe Lyoni e pret Juventusin me futbollistin Cristiano Ronaldo.

Image

Reali kërkon fitore, ndërsa City të del i pamposhtur, gjithashtu ehe Lyon e Juventus. Dy takime të forta dhe vështirë është të parashikohet fituesi ani se Reali llogaritet si favoritë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat