Habit Arabia Saudite, thyen një tjetër tabu në futboll

Futboll

Habit Arabia Saudite, thyen një tjetër tabu në futboll

Më: 26 shkurt 2020 Në ora: 22:29
Ilustrim

Në Arabia Saudite së shpejti do të organizohet kampionati kombëtar i futbollit të femrave. 

Krijimi i ligës së futbollit të femrave është një nga reformat e fundit që ka ndërmarrë Princi Mohammed bin Salman, i cili në janar të dy viteve më parë lejoi praninë e femrave në stadium. “Ëomen’s Football League” do të karakterizohet nga raundet paraeliminatore, që do të zhvillohen në tri qytetet e sipërpërmedura, për të krijuar një kampionat rajonal. 

Skuadrat e kualifikuara në  kampionatet rajonale do të përballen me njëra-tjetrën në fazën me eliminim direkt.  Skuadra fituese do të marrë një shpërblim prej 130 mijë eurosh. Ndeshjet do të zhvillohen në kryeqytetin Riad dhe në dy qytete të tjera, Jedah dhe Dammam.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat