Lampard i vendos në shitje tetë lojtarë

Futboll

Lampard i vendos në shitje tetë lojtarë

Më: 27 shkurt 2020 Në ora: 09:29
Frank Lampard

Frank Lampard po planifikon një ‘pastrim’ të madh në skuadër, me tetë lojtarë që mund të largohen nga Chelsea.

Kepa Arrizabalaga, i cili nuk po arrin të bind trajnerin anglez, dhe së fundi ka humbur vendin e titullarit nga Willy Caballero, është në mesin e atyre lojtarëve që Lampard nuk dëshiron t’i ketë në skuadër.

Në situata të ngjashme janë edhe mesfushorët Ross Barkley dhe Jorginho, të cilëve do t’iu bashkohen edhe Marcos Alonso dhe Emerson.

Kurt Zouma, Willian dhe Pedro Rodriguez, do të vlerësohen deri në fund të sezonit, nëse do t’u tregohet dera e largimit.

Vendimi për ndryshime vjen pas humbjes 0-3 të Chelsea nga Bayern Munich në Ligën e Kampionëve në ‘Stamford Bridge’.

Humbja e rëndë ka bërë që Lampard të mësoi se skuadra ka nevojë për ndryshime për t’u rikthyer në nivelin e lartë të konkurrencës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat