Futbollisti Gëzim Rusi është operuar. Lajmi bëhet i ditur edhe nag klubi i futbollit Trepça ’89 nga Mitrovica.
“Sulmuesi ynë, Gëzim Rusi, pati një intervenim kirurgjik të cilin e kaloi me sukses.
Kryesia, Stafi i trajnerëve dhe bashkëlojtarët i dëshirojnë shërim sa më të shpejtë dhe rikthim në fushën e blertë.
I fort Je Gzimo e përballon çdo sfidë”, njofton KF Trepça ’89.