Alonso synon një tjetër kurorë atë të Indy 500!

Futboll

Alonso synon një tjetër kurorë atë të Indy 500!

Më: 27 shkurt 2020 Në ora: 13:10
Alonso synon një tjetër kurorë atë të Indy 500!

Fernando Alonso do të marrë pjesë në garën e famshme Indianapolis 500 dhe piloti i famshëm spanjoll do të garojë në Brickyard për ekipin McLaren.

38-vjecari asturian tentoi dy herë vitin e kaluar për t’u kualifikuar për në garën përfundimtare, por në të dyja rastet veterani iberik dështoi për të siguruar pjesëmarrjen në vijën e nisjes. 2 herë kampioni i botës në Formula 1 do të tentojë sërish me McLaren dhe kjo do të jetë tentativa e tij e tretë për të plotësuar “kurorën e trefishtë”, që përbën edhe arritjen më të madhe për një pilot në sportin e automobilizmit. Veterani nga Oviedo ka fituar dy herë Cmimin e Madh të Montecarlos, e dy herë të tjera gjithashtu edhe garën e famshme të 24 orëve në Le Mans.

Nëse triumfon edhe në Indy 500 Fernando Alonso do të bëhet piloti i dytë në histori që ia del mbanë për të kompletuar “kurorën e trefishtë”, pas pilotit legjendar anglez Graham Hill, që gjatë karrierës së tij fitoi në Le Mans, Indianapolis si dhe në Principatë. Pasi njoftoi për pjesëmarrjen e tij në edicionin e sivjetshëm Alonso deklaroi se Indy 500 është gara më e famshme në planet dhe fitimi i garës në Brickyard përbën ëndrrën e cdo piloti në rruzull. 38-vjecari astuarian shtoi se ka një respekt të vecantë si për garën ashtu edhe për cdo pilot që merr pjesë në Indianapolis, prandaj dëshira e tij është për të garuar pikërisht ndaj pilotëve të tjerë pjesëmarrës dhe për të dhënë më të mirën në pistën mitike, që ndodhet në Indiana, në Shtetet e Bashkuara. Një garë e suksesshme në Indy për Alonson me McLaren në edicionin e këtij viti do të konsiderohej edhe si një rilindje për shtëpinë e famshme prodhuese britanike, pas përfaqësimit të dobët që pati ekipi McLaren në 2019, që ishte edhe dështimi i radhës për këtë skuadër në garën e përvitshme Indy 500.

Vitin e kaluar Fernando Alonso dështoi për t’u kualifikuar, pasi stafi i ekipit administroi keq situatën, pikërisht në momentin e sulmit përfundimtar për të siguruar një kohë kompetitive, gjatë provave zyrtare dhe u kuptua qartë që skuadra britanike nuk pati eksperiencën e duhur për t’u përgatitur për një garë të tillë. Grupi McLaren këtë herë është përgatitur shumë më ndryshe për vitin 2020, madje ekipi britanik ka bashkuar forcat me dyshen Sam Schmidt – Ric Peterson, për të krijuar edhe një formacion të ri, që tani quhet Arroë McLaren SP. Ky ekip me bazë në Indianapolis do të marrë pjesë rregullisht në serinë e garave të kampionatit Indycar dhe do të përfaqësohet me dy makina, që do të drejtohen nga dy pilotë të rinj, si meksikani Patricio “Pato” O’Ëard si dhe amerikani Oliver Askeë, ndërsa Fernando Alonso do t’i bashkangjitet këtij binomi vetëm për garën e famshme në pistën ovale. 52-vjecari brazilian Gil De Ferran që është shpallur dy herë kampion në Indycar series dhe e ka fituar madje garën Indy 500 në vitin e largët 2001 është një ndër drejtuesit më të lartë të ekipit dhe për momentin është drejtori sportiv i skuadrës McLaren. De Ferran ka lindur në Paris dhe është tepër i respektuar për karrierën e tij në botën e automobilizmit, sidoqoftë piloti brazilian dhe Alonso e forcuan akoma më shumë miqësinë e tyre në vitin 2017, kur Gil mori përsipër për të mbuluar rolin e këshilltarit, në vitin e debutimit të pilotit asturian në Indy, ku për hir të së vërtetës Fernando garoi për McLaren-in, por me një makinë të ofruar nga ekipi Andretti.

Asokohe Alonso u kualifikua në vendin e pestë dhe kryesoi garën e famshme për plot 24 xhiro, përpara se piloti spanjoll të tërhiqej për shkak të një defekti në motor, në faën përmbyllëse kur po bëhej gati për të triumfuar, gjithsesi në 2017 piloti iberik u ngushëllua të paktën me çmimin “rookie of the year”, pra debutuesi më i mirë i atij viti. 2 herë kampioni i botës në Formula 1 me Renault ishte në bisedime për të marrë pjesë në garën e famshme Indy 500 edhe me ekipin Andretti, por sidoqoftë muajin e kaluar palët dështuan për të gjetur gjuhën e përbashkët.

Gara e famshme Indy 500 do të zhvillohet më datë 24 maj, në Indianapolis Motor Speedëay. Në pistën mitike Brickyard cerek milioni spektatorë mund ta ndjekin garën të ulur në ndenjëset e tyre, ndërsa kapaciteti i plotë mund të shkojë deri në 400.000. Indianapolis Motor Speedëay është një cirkuit oval me vetëm katër kthesa gjithsej, i gjatë 4 kilometra. Gara quhet Indy 500 për shkak të 500 miljeve që duhen përshkuar për të triumfuar në fund. E konvertuar nga kilometrat në milje pista është e gjatë 2.5 milje, e për të fituar garën fituesit pra në Brickyard i duhet të përshkojë plot 200 xhiro gjithsej.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat