Lala o Lala, Lala, Vojvodina nuk është Serbi! Pije pak ujë kur flet për Kosovë, se po të bie të fiktë

Futboll

Lala o Lala, Lala, Vojvodina nuk është Serbi! Pije pak ujë kur flet për Kosovë, se po të bie të fiktë

Nga: Kemajl Goca Më: 27 shkurt 2020 Në ora: 15:51
Lala o Lala, Vojvodina nuk është Serbi! Pije pak ujë kur flet për Kosovë, se po të bie të fiktë

Trajneri i klubit të futbollit Vojvodina nga Novi Sadi, Nenad Lalatoviq, nuk është çudi kur flet keq e më keq për Republikën e Kosovës, sepse ka pasur një farë karriere në klubin më të urryer në Ballkan, Cërvena Zvezda. Ndryshe është rritur e shkolluar nga shkolla e Zvezdës me direktivat e kryetarit të nderit të këtij klubit, Dragan Xhajiqi.

Lalatoviq ka deklaruar në portalin serb “Alo”, se “kurrë nuk do ta stërviste Kombëtaren e ashtuquajtur të Kosovës”! Paska deklaruar se nuk ka para që mund ta ulin në bankinën e Kosovës! Por kush të thërret Ty se!

Lala o Lala, Vojvodina nuk është Serbi! Pije pak ujë kur flet për Kosovë, se po të bie të fiktë apo po shkon në spital. Lala o Lala, ju udhëhiqni një klub të Krahinës së Vojvodinës, që ka kryeqytet Novi Sadin dhe jo Beogradin, ndoshta nuk shkon shumë vite ky vend mund të bëhet shtet. “Po e shoh se disa djelmosha po zgjedhin të luajnë për atë ekip (Kosovën), por unë nuk do të punoja kurrë në një ambient të tillë. Nuk mund të isha selektor i Kosovës. Nuk ka para të botës që do të mund të më bindnin që ta zgjedh bankinën e të ashtuquajturit reprezentacion të Kosovës”, ka thënë Lalatoviq. Lala o Lala, ju e dini që Kosova për tri vite me kombëtare ka arritur në nivele që të kërkojë kualifikimin për në Kampionatin Evropian, ndoshta edhe do ta keni rastin që ta shikoni edhe në televizion nëse kualifikohet edhe të luash mendsh.

Ani kur flet për patriotizëm e për luftë, Lalatoviq, ka të drejtë sepse ai edhe Serbia gjithmonë festojnë luftërat e humbura apo humbjet shekullore! Sigurisht se do të festojë sa të jetë gjallë të gjitha luftërat e humbura të Serbisë.

“Nesër, nëse Zoti do të donte që të nisë lufta, unë do të shkoja i pari për ta mbrojtur vendin tim. Nuk ka frikë në këtë punë. Në Serbi më janë lindur fëmijët, unë jam patriot i madh. Gjithçka do të bëja që unë dhe njerëzit e mi të jetojnë më mirë”, kështu ka thënë Lalatoviq. Krejt në fund, Lalatoviq apo Lala o Lala, ju drejtoni një klub të një krahine, që nuk është Serbi por është Vojvodina!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat