Anulohet ndeshja e Ligës së Evropës, shkak stuhia që pritet të ndodhë

Futboll

Anulohet ndeshja e Ligës së Evropës, shkak stuhia që pritet të ndodhë

Më: 27 shkurt 2020 Në ora: 15:58
Ilustrim

Frankfurt kryesojnë 4-1 nga ndeshja e parë javën e kaluar dhe janë nisur përtej kufirit për të mbrojtur avantazhin e tyre të enjten në mbrëmje, por ndeshja tani është anuluar.

Të dy klubet konfirmuan lajmet në Twitter të enjten pasdite, duke cituar se stuhia po shkonte drejt Salzburgut dhe pritet të ketë erëra të forta.

Në komunikatë është konfirmuar se ndeshja do të riluhet sa më shpejtë që është e mundur.

Meqë raundi i ardhshëm do të luhet më 12 dhe 19 mars, kjo ndeshje me gjasë të madhe do të luhet mesjavën tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat