Shqipëria U16 humbet në ndeshjen ndaj Gjeorgjisë

Futboll

Shqipëria U16 humbet në ndeshjen ndaj Gjeorgjisë

Më: 27 shkurt 2020 Në ora: 16:55
Shqipëria U16 humbet në ndeshjen ndaj Gjeorgjisë

Shqipëria e 16-vjeçarëve, e cila drejtohet nga trajneri Elvin Beqiri, zhvilloi ditën e sotme ndeshjen e dytë të vlefshme për turneun që po organizohet në vendin tonë, “UEFA Development Tournament U-16”.

Kuqezinjtë janë mposhtur nga Gjeorgjia me anë të penalltive, pasi koha e rregullt u mbyll në barazim 1-1.

Ndeshja u zhvillua në Qendrën Sportive në Kamëz, teksa pjesa e parë u mbyll me avantazhin e gjeorgjianëve.

Kuqezinjtë barazuan në minutën e 94-t me anë të Melsi Cerenit.

Pas kësaj menjëherë nisën penalltitë, ku ekipi ynë u mposht me rezultatin 4-3.

Kombëtarja U-16 në ndeshjen e parë, më datë 25 shkurt ndaj Lituanisë barazoi 2-2.

Ndeshja e fundit të UEFA Development do të zhvillohet në datën 1 mars ndaj Algjerisë, ora 14:00, po në Qendrën Sportive Kamëz.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat