Manaj: Me pak fat Trepça '89 do të ishte edhe më mirë

Futboll

Manaj: Me pak fat Trepça '89 do të ishte edhe më mirë

Nga: Kemajl Goca Më: 27 shkurt 2020 Në ora: 17:52
Arb Manaj

Lufta si për titullin e kampionit po ashtu edhe për ekzistencë po bëhet gjithnjë e më ashpër në elitën e futbollit të Kosovës.  Katër skuadra janë në garë të ashpër për titullin e kampionit, si Ballkani, Drita, Prishtina, Gjilani, pa e lënë anash edhe Feronikelin dhe Llapin, ndërsa në kërkim të sigurimit të ekzistencës janë Trepça ’89, Drenica, Flamurtari, Ferizaj, Vushtrria, ndërsa Dukagjini ka pak shumë pak shpresa për mbijetesë.  

Trepça’89 nga Mitrovica sado kudo ka rehatuar veten me fitoren me rezultat 2:1 ndaj Dukagjinit të Klinës, duke u renditur në pozitën e shtatë me 26 pikë, apo ka dy më shumë se Drenica, katër se Flamurtari, pesë se Ferizaj.

Futbollisti më në formë i Trepçës ‘89, Arb Manaj, shprehet optimistë, se do të vazhdojnë me rezultate të mira dhe mos të vijë në asnjë moment që të rrezikohen për largim nga shoqëria e më të mirëve. Manaj ishte protagonistë me dy golat e tij për fitoren e madhe të mitrovicasve ndaj klinasve. Synimet e tija janë që të jap maksimumin për klubin dhe të arrijnë rezultat sa më të mira që t’i gëzojnë edhe tifozët.  

Image

Trepça '89

Trepça ’89 përgatitet për takimin e radhës, kësaj radhe të shtunën si mysafirë i Feronikelit në stadiumin “Rexhep Rexhepi“ në Drenas. Në dy ndeshjet e para të pranverës, mitrovicasit kanë regjistruar një fitore me 2:1 ndaj Dukagjinit dhe një humbje me 4:3 nga Flamurtari.

“Bota sot”:  Gjatë javës që e lamë pas, keni shënuar dy gola kundër Dukagjinit, a jeni në formën më të mirë?

Arb Manaj: Po, jam i lumtur që e kam nis kampionatin në mënyrën më të mirë, por asnjëherë nuk jam i kënaqur sepse gjithmonë ka vend për përmirësim.

“Bota sot”: Trepça '89 është pothuajse në mesin e tabelës, a synoni të ngjiteni me lart si ekip apo ta ruani pozicionin e tashmë?

Arb Manaj: Mund të them që me pak fat në gjysmëstinorin e kaluar mund të ishim shumë më lartë, por ne do t’i marrim ndeshjet një nga një dhe të ngjitemi sa me lartë në tabelë.

“Bota sot”:  Sa jeni të kënaqur me kushtet, atmosferën në klub?
Arb Manaj:
Kushtet janë mjaft të mira dhe në klub mbizotëron një atmosferë mjaft e mirë, kjo fal edhe trajnerit Shpëtim Idrizi.

“Bota sot”: Çfarë e veçon Trepçën ‘89 nga skuadrat tjera?
Arb Manaj:
Mendoj që harmonia dhe kemi një ekip mjaft të bashkuar e me lojtarë shumë të ri.

“Bota sot”: A mendoni se është prej kampionateve më interesante në luftë për ekzistencë, katër skuadra bien nga liga, a e ka shtuar edhe më shumë rivalitetin?
Arb Manaj:
Mendoj që është njëri ndër kampionatet më interesante, si për titull po ashtu edhe për ekzistencë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat