Çudit Dortmundi, një fëmijë mund të debutojë me ekipin e parë!

Futboll

Çudit Dortmundi, një fëmijë mund të debutojë me ekipin e parë!

Më: 27 shkurt 2020 Në ora: 18:23
Lucien Favre

Trajneri i Borussia Dortmundit, Lucien Favre, po mendon që të thërrasë me skuadrën 15-vjeçarin, Youssoufa Moukokon. Lojtari i ri ka shkëlqyer me ekipet e moshave dhe ka bërë po aq mirë dhe me kombëtaren e Gjermanisë.

Lojtari u përzgjodh për të luajtur me Gjermaninë U-19, ndërsa me moshat e Dortmundit për U-17 ka shënuar shënuar 31 gola në 18 paraqitje. Lojtari po vazhdon të shkëlqejë dhe deri më tani ka shënuar 50 gola në 28 ndeshje me grupmoshën e tij.

Të dhënat e tij të mira, fizike por dhe paraqitja në fushën e lojës kanë bërë që tekniku Favre ta mendojë për ta grumbulluar me ekipin e tij. Lojtari mund të thyejë çdo rekord, pavarësisht se përpara ka lojtarë si Haaland apo Jadon Sancho.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat