Futbollisti shqiptar, Florian Kamberi, ka thënë se është privilegj i madh që po mbron ngjyrat e skuadrës së madhe skoceze, Rangers. “Sa herë që luaj me Rangersin, e shijojë privilegjin për të luajtur me këtë fanellë.
Tani kemi shkuar në 1/16-at e Europa League në fazën tjetër dhe kjo është një atmosferë e pabesueshme për mua, por edhe për skuadrën. Mund të shënoja në pjesën e parë, por e di çfarë?
Nuk ka rëndësi! Me rëndësi është që ne fituam 1:0 dhe nuk ka rëndësi se kush arrin që të shënojë.
Trajneri, skuadra, është vërtet e pabesueshme dhe e theksoj privilegjin që kam për këtë skuadër duke shpresuar që të vazhdojmë me mbrëmje të tilla”, ka thënë Kamberi.