Lamtumirë Kosovë, për një jetë më të mirë në Gjermani!

Futboll

Lamtumirë Kosovë, për një jetë më të mirë në Gjermani!

Nga: K. G. Më: 27 shkurt 2020 Në ora: 18:58
Kushtrim Hoxhaj

Një numër i madh i rinisë në Kosovë kërkojnë një jetë më të mirë në shtetet perëndimore dhe po ashtu edhe sportistët. Ndër ta është edhe portieri Kushtrim Hoxhaj.

“Portieri Kushtrim Hoxhaj largohet nga Istogu për ta vazhduar jetën në Gjermani.

Ai sot është përshëndetur me shokët e skuadrës dhe me stafin e klubit, pasi që të shtunën Kushtrimi largohet nga Kosova, për ta vazhduar jetën në Gjermani.

Hoxhaj ishte pjesë e Istogut për më shumë se 10 vite.

KF 'Istogu' e falënderon Kushtrimin për kontributin e tij që e jepi në fanellën e Istogut në këto 10 vitet e fundit.
I dëshirojmë suksese dhe gjitha të mirat në jetën e tij”, njofton KF Istogu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat