Traore flet për kohën e vështirë te Barcelona: Përfshihesha në rrahje, shihja thika e armë të ndryshme

Futboll

Traore flet për kohën e vështirë te Barcelona: Përfshihesha në rrahje, shihja thika e armë të ndryshme

Më: 27 shkurt 2020 Në ora: 20:41
Traore

Traore ka thënë se banda të ndryshme gangsterësh kanë tentuar ta rekrutojnë atë, gjatë fëmijërisë së vështirë në Barcelonë.

Tashmë anësori i Wolverhampton është i lindur në l’Hospitalitet, një zonë e varfër e Barcelonës. Ai duket se aty është përfshirë në shumë rrahje gjatë fëmijërisë së tij. Të gjitha këto lojtari i ka zbuluar para ndeshjes me Espanyol.

“Po, disa herë. Unë dhe vëllai im, një shok dominikan, të gjithë” ka thënë Traore, i pyetur nëse ndonjëherë është ftuar të përfshihet në një bandë.

“Në atë kohë, të ishe pjesë e një bande të bënte të famshëm. Por, ne kishim tjetër mentalitet. Ne donim të ishim futbollistë, jo pjesë e një bande. Shihnim rrahje thuajse çdo ditë, por nuk donim të përfshiheshim” ka thënë tutje lojtari i Wolves.

“Sigurisht se jam përfshirë në ndonjë rrahje. Kishte banda në shkollën ku shkoja. Ata përplaseshin me njëri tjetrin. Shihja armë, rrahje me shkopa, thika, çdo gjë” ishin fjalët e Traore.

Traore i bashkohej akademisë së Barcelonës në vitin 2004, dhe luajti me skuadrën B para se të kalonte te Aston Villa në vitin 2015, kur ishte 19 vjeçar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat