Liga e Evropës: Mësohen edhe shtatë skuadrat tjera të kualifikuara

Futboll

Liga e Evropës: Mësohen edhe shtatë skuadrat tjera të kualifikuara

Më: 27 shkurt 2020 Në ora: 23:54
Ilustrim

Shtatë skuadra të tjera kanë prerë biletën për 1/16-ën e finales në Ligën e Evropës.

Befasia më e madhe e këtij raundi ishte Olympiacos. Skuadra greke arriti të eliminonte Arsenalin, falë një goli të shënuar në minutën e 120’.

Inter dhe Manchester United nuk lejuan befasitë, duke siguruar fitoret kundër Ludogorets e Club Brugge.

Shakhtar Donetsk arritën një përmbysje të madhe kundër Benficas, njësoj siç bëri edhe Copenhagen kundër Celtic.

Kurse, si befasi mund të konsiderohet edhe eliminimi i Ajax nga Getafe. Më poshtë lajmi.net ua përcjell shtatë skuadrat e fundit që siguruan kalimin në 1/16-ën e finales.

Getafe
Olympiacos
Shakhtar Donetsk
Copenhagen
Inter
Manchester United
Sevilla

Më herët kualifikimin kanë siguruar edhe:

Rangers
Roma
LASK
Basel
Wolverhampton
Bayer Leverkusen
Wolfsburg
Istanbul Basaksehir

Skuadra e fundit që merr biletën për 1/16-ën e finales në Ligën e Evropës do të mësohet nga ndeshja Salzburg – Eintracht Frankfurt, e cila luhet nesër me fillim nga ora 18:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat