“Kur dikush e krahason Ronaldon me Messin, largohem…”

Futboll

“Kur dikush e krahason Ronaldon me Messin, largohem…”

Më: 28 shkurt 2020 Në ora: 00:25
Messi

Djali i Diego Maradonë mendon se Lionel Messi është i pakrahasueshëm.

Maradona Junior thotë se gjithmonë largohet nga tavolina kur nis debati dhe e krahasojnë Cristiano Ronaldon me gjashtë herë fituesin e ‘Topit të Artë”.

“Messi është shumë më i mirë se Ronaldo”, tha ai për Cadena SER.

“Nuk mund ta krahasoni një njeri me alien. Largohem nga tavolina sa herë që e krahasojnë Messin me Ronaldon”.

“Ronaldo është sulmues i shkqlqyer, por s’mund të krahasohet me Messin. Askush sot s’mund të krahasohet me Messin”.

“Messi është fenomen, e adhuroj. Messi është lojtar që nëse vendos të shënojë 5 gola në një ndeshje, e bën pa problem. Ata që e kritikojnë, nuk dinë asgjë për futbollin”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat