El Clasico: Messi më shumë shënon në Bernabeu sesa në Camp Nou

Futboll

El Clasico: Messi më shumë shënon në Bernabeu sesa në Camp Nou

Më: 28 shkurt 2020 Në ora: 15:57
Messi

Lionel Messi është shpresa më e madhe e Barcelonës këtë të diel në ‘Santiago Bernabeu’ dhe kërcënimi më i madh për Real Madridin.

Gjashtë herë fituesi i Topit të Artë do të futet në ‘El Clasico’ pas katër golave të shënuara ndaj Eibar.

Messi është përballur me Real Madridin 42 herë, ku ka shënuar 26 gola. Një fakt që i jep shpresë Barcelonës, me argjentinasin që në ‘El Clasico’ shënon më shumë në Bernabeu sesa në Camp Nou.

32 vjeçari në sfidat ‘El Clasico’, ka shënuar 15 gola në Bernabeu, dhe vetëm 11 herë në Camp Nou.

Derbi mes Real Madridit dhe Barcelonës luhet ditën e diel, duke filluar nga ora 21:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat