Duket i madh në moshë, por luante për të rinjtë

Futboll

Duket i madh në moshë, por luante për të rinjtë

Më: 28 shkurt 2020 Në ora: 17:35
Jozef Minala

Jozef Minala zuri faqet e para të gazetave në vitin 2014, kur bëri debutimin e tij në Seria A me Lacion, prej dyshimeve që të gjithë kishin për moshën e tij.

Në atë kohë, ai ishte 17- vjeç, por tifozët dhe ambienti sportiv, kishte dyshime duke parë paraqitjen e tij të jashtme. Gjithsesi, edhe pse flitej shumë për talentin e kamerunasit, ai kurrë nuk arriti që të kishte shpërthimin e pritur. Inzagi e dërgoi atë në fillim të sezonit në ekipin e të rinjve, për shkak se nuk kishte vend në ekipin e parë.

Tashmë është marrë një vendim tjetër për 23-vjeçarin, i cili tashmë është larguar nga bardhekaltrit, për të kaluar në kampionatin kinez, te skuadra e Kingdao Huanghai në formën e huazimit, deri në fund të vitit aktual.

Një lëvizje kjo e papritur nga futbollisti, për shkak se tani po flitet shumë për Koronavirus, e cila ka marrë shumë jetë njerëzish, me numrin më të madh në Kinë, ndërsa Minala vendos të kalojë në Kinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat