Futbollisti korean i Tottenhemit, Son dyshohet për koronavirus – Vendoset në karantinë për 14 ditë

Futboll

Futbollisti korean i Tottenhemit, Son dyshohet për koronavirus – Vendoset në karantinë për 14 ditë

Më: 28 shkurt 2020 Në ora: 18:02
Son Heung-Min

Futbollisti jug-korean i Tottenhemit, Son Heung-Min do të vendoset në karantinë për dy javë.

Kështu ka konfirmuar para pak çastesh Gianluca Di Marzio përmes sajtit zyrtar, duke u bazuar në deklaratat e Mourinhos.

Një nga lojtarët më të mirë të ekipit londinez ka qenë për në vendlindje, Kore të Jugut, për një operim, ku edhe dyshohet të jetë infektuar nga virusi që po përhapet nëpër botë.

Gjithsesi, ende nuk ka ndonjë konfirmim zyrtar lidhur me infektim, por brenda disa ditëve në vijim pritet të mësohet gjithçka sa i përket kësaj çështjeje, për të cilën shpresojmë që reultatet të jenë negative.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat