Van Dijk me kontratë rekorde

Futboll

Van Dijk me kontratë rekorde

Më: 28 shkurt 2020 Në ora: 18:35
Virgil Van Dijk

Virgil Van Dijk mund të bëhet shumë shpejt mbrojtësi më i paguar në botë. Futbollisti holandez është në bisedime me Liverpoolin dhe pritet ta vazhdojë kontratën me kampionin evropian dhe botëror.

Rroga aktuale e mbrojtësit të pakalueshëm është 120 mijë funte në javë, ndërsa ajo do të rritet në 150 mijë në javë.

Në bazë të kontratës së re, holandezi mund t’i marrë deri në 60 milionë euro. Van Dijk i ka zhvilluar 37 ndeshje në të gjitha kompeticionet me “Reds” këtë sezon.

Ai do të shpërblehet për titullin e kampionit në Premierligë, të cilin pritet ta fitojë pikërisht Liverpooli.

Me Van Dijkun në ekip, mbrojtja e “Të Kuqve” është më stabile se kurrë më parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat