Ronaldo: Derby d’Italia sikur El Clasico

Futboll

Ronaldo: Derby d’Italia sikur El Clasico

Më: 28 shkurt 2020 Në ora: 22:33
Cristiano Ronaldo

Edhe pse për shkak të koronavirusit s’do të ketë tifozë në “Allianz Stadium”, Cristiano Ronaldo ende beson se Derby d’Italia mes Juventusit dhe Interit, do të jetë po aq i mirë sa ‘El Clasico’ mes Real Madridit dhe Barcelonës.

Të dy derbit do të zhvillohen të dielën në mbrëmje.

“Do të jetë ndeshje e shkëlqyer, sikur ajo mes Real Madridit dhe Barcelonës, që do të luhet të dielën mbrëma gjithashtu”, tha Ronaldo për Sky Sport Italia.

Kujtojmë që Juventusi është në krye te Serie A, me gjashtë pikë më shumë se Inter i cili gjendet ne pozitën e tretë, por që ka një lojë më pak të zhvilluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat