Juventus pas Gabriel Jesus

Futboll

Juventus pas Gabriel Jesus

Më: 28 shkurt 2020 Në ora: 23:46
Gabriel Jesus

Skuadra e Juventus është duke monitoruar Gabriel Jesusin.

Juventus janë duke kryer të gjitha përgatitjet për të bërë një lëvizje drejt yllit të Manchester City, Jesus, raporton ‘Calciomercato’.

Forma e mirë e lojtarit ka tërhequr vëmendjen e Juventus, të cilët po synojnë të shfrytëzojnë edhe kaosin e krijuar te Man City, pas dënimit të UEFA.

Të interesuar për shërbimet e Jesus janë edhe skuadra e Barcelonës, të cilët janë në kërkim të një zëvendësuesi për Luis Suarez.

Megjithatë, lojtari brazilian i ka bërë me dije Pep Guardiolas se nuk do të largohet nga ‘Etihad’ edhe përkundër dënimit të UEFA. Gabriel Jesus është i lumtur te City dhe synon ta vazhdojë karrierën e tij nën urdhrat e Pep Guardiola.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat