Chong jep dritën e gjelbër për transferimin tek Inter

Futboll

Chong jep dritën e gjelbër për transferimin tek Inter

Më: 28 shkurt 2020 Në ora: 23:55
Tahith Chong

Tahith Chong ka dhënë dritën e gjelbër për transferimin te skuadra e Inter.

Talenti premtues i Manchester United, Chong, sipas të gjitha gjasave do të jetë anëtar i skuadrës së Inter, në fund të këtij sezoni.

‘Calciomercato’ shkruan se Chong ka dhënë aprovimin për t’iu bashkuar skuadrës së Inter, në një transferim të lirë, në fund të kësaj kampanje.

Lojtari pritet të nënshkruajë një kontratë të vlefshme deri në vitin 2025, me skuadrën ‘Zikaltër’.

Tahith Chong do të dërgohet në huazim në sezonin tjetër, për të fituar përvojë, para se të nis aventurën me Inter.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat