Adnan Januzaj ia siguron fitoren Real Sociedadit

Futboll

Adnan Januzaj ia siguron fitoren Real Sociedadit

Më: 29 shkurt 2020 Në ora: 00:21
Adnan Januzaj

Real Sociedadi ka shënuar fitore ndaj Real Valladolidit me rezultat 1-0 me golin e vetëm të ndeshjes të shënuar nga Adnan Januzaj.

Një fitore shumë e vlefshme për Sociedadin që vazhdon të jetë në luftë për një vend në Ligën e Kampionëve.

Adnan Januzaj ka qenë hero i takimit.  Futbollisti shqiptar shënoi në minutën e 60 me një goditje me kokë, pas një asistimi të Oyarzabal.

Ky është goli i dytë i Januzajt këtë kampionat, ndërsa ka edhe tri asistime.

Sociedad arrin në kuotën e 43 pikëve dhe mban vendin e tretë, ndërsa Valladolidi ka 29 pikë dhe është në vendin e 16-të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat