Shkak koronavirusi, Bayerni ua ndalon lojtarëve të fotografohen me tifozë dhe t’u dhurojnë autografe

Futboll

Shkak koronavirusi, Bayerni ua ndalon lojtarëve të fotografohen me tifozë dhe t’u dhurojnë autografe

Më: 29 shkurt 2020 Në ora: 00:29
Bayerni

Vazhdon edhe më tutje të jetë njëra nga temat më të përfolura.

Fjala është për koronavirusin, i cili po merr përmasa të mëdha, derisa tashmë shtetet më të forta po marrin edhe masat më ekstreme.

Sot gjatë ndërkaq, në një konferencë për shtyp nga Mourinho, u konfirmua se jug-koreani Son Heung-Min do të mbyllet në karantinë për dy javët e ardhshme për shkak të dyshimeve me koronavirus, ndërsa klubet evropiane kanë filluar t’ua ndalojnë lojtarëve të tyre fotot me tifozët.

Një vendim të tillë e ka marrë edhe Bayerni i Mynihut, që përmes një komunikate ka konfirmuar se ua ka ndaluar lojtarëve që të fotografohen me tifozë dhe njëkohësisht ua ka bërë ta pamundur që atyre t’ dhurojnë autografe.

Kujtojmë se nga shtetet evropiane më të prekura nga kjo epidemi është Italia, ndërsa padyshim se ka ndikuar edhe në futboll. Këtë fundjavë, shumica e ndeshjeve në Serie A luhen pa tifozë, ndër to edhe takimi që pritet të vendos shumëçka sa i përket titullit, Juventus – Inter.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat