Gattuso del hapur, zbulon problemin e blerjes rekord

Futboll

Gattuso del hapur, zbulon problemin e blerjes rekord

Më: 29 shkurt 2020 Në ora: 09:22
Gattuso

Lozano, lojtari më i shtrenjtë në historinë e Napoli-t, i blerë për 42 milionë euro, është zhdukur nga radarët e klubit "axurr" dhe Gattuso ka dalë hapur:

"Është shumë i fortë, por për mënyrën si dua të luaj unë... Kam folur, mund të luajë sulmues krahu, por a mund të më garantojë një fazë mbrojtëse? Apo të vendos atë dhe skuadrën në vështirësi? "Unë arsyetoj në këtë mënyrë, aktivizoj lojtarë funksionalë. Më vjen keq ta shikoj në tribunë, por duhet të bëj disa zgjedhje", ka thënë trajneri italian.

Pas Barcelona-s, në San Paolo do të paraqitet Torino: "Unë dhe stafi im duam të aktivizojmë ata që janë në 100% të formës për një ndeshje të vështirë, luajmë me një skuadër shumë të fortë fizikisht dhe duhet të luajnë ata që mund të luftojnë, sepse do të na duhet ta bëjmë për shkak të karakteristikave të tyre".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat