Ibrahim Domi i takon periudhës së Gjeneratës së Republikës.
Mbahet mend prej sulmuesve më të mirë që kishte Kosova edhe në vitet e 80-ta, kur luante në Vëllaznim e pastaj edhe në Prishtinë dhe është edhe pjesë e Gjeneratës së Republikës, të sakrificës, të kohës së okupimit (1991-1999).
Ai me shumë shokë dhanë kontribut kush më shumë e kush me pak në mbajtjen gjallë të futbollit të Republikës së Kosovës dhe i rezistuan okupatorit serb.
Ibrahim Domi, ulur i pari në të majtë gjatë kohës së okupimit
Domi është i respektuar në Republikën e Kosovës dhe një personalitet që dha shumë për futbollin dhe që po jep edhe sot.