Watford-Liverpool, ja edhe sa pikë i duhen “Reds” për titullin kampion

Futboll

Watford-Liverpool, ja edhe sa pikë i duhen “Reds” për titullin kampion

Më: 29 shkurt 2020 Në ora: 11:23
Liverpooli

Liverpooli i drejtuar nga trajneri Jurgen Klopp po fshin çdo rekord të futbollit anglez dhe “të kuqtë” kanë rastin për t’u afruar akoma më shumë me titullin e parë në historinë e Premier League-s, teksa do të vizitojnë në orën 18:30 në Vicarage Road ekipin e Watford-it. Liverpooli mund ta sigurojë matematikisht titullin e parë në ishull pas plot tre dekadave, nëse fiton katër ndeshjet e radhës. Kundërshtarët në kalendar në Premiership janë Watford, Bournemouth, Everton dhe Crystal Palace.

Sfidën e fundit në kampionat “të kuqtë” do ta kenë në St James’s Park me Newcastle United, megjithatë festa e titullit dhe dorëzimi i trofeut janë rezervuar pikërisht për datën 9 maj, kur në fakt ekipi nga Merseyside do të mbyllë ndeshjet në shtëpi, përballë “bluve” të Chelsea-t.

Trajneri shvab nuk ka probleme me formacionin dhe të vetmit lojtarë që mungojnë janë dy kapitenët e skuadrës, Jordan Henderson dhe James Milner, gjithsesi Liverpooli ka fituar 4 sfidat e fundit ndërmjet tyre në kampionat, duke shënuar plot 15 gola dhe pa pësuar qoftë edhe një gol të vetëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat