Kukësi në Durrës me mision 3 pikët

Futboll

Kukësi në Durrës me mision 3 pikët

Më: 29 shkurt 2020 Në ora: 12:05
Kukësi në Durrës me mision 3 pikët

Derbi i kryeqytetit Tirana-Partizani ishte vetëm antipasta e javës së 24-t të Kategorisë Superiore. Sot në dy orare të ndryshme do të luhen 4 ndeshjet e tjera të kësaj jave. Spikat padiskutim dueli i Niko Dovanës mes Teutës dhe Kukësit.

Verilindorët kanë përpara një duel shumë të vështirë që duhet ta fitojnë me çdo kusht nëse duan të ruajnë hapin e Tiranës. Teuta në krahun tjetër, synon zonën europiane dhe do të bëjë gjithçka për të ndalur verilindorët. Ky takim luhet në orën 17:00, ndërkohë që më herët në orën 14:00 luhen tre sfidat e tjera të këtij raundi.

Në Shkodër luhet një duel i drejtëpërdrejtë në garën për t’iu larguar vendit të 8-të dhe për të evituar play-out-in. Skënderbeu me shumë mungesa sheh t’i rikthehet pas 2 vitesh qëndërmbrojtësi Bajram Jashanica, ndërkohë që vazhdon të mungojë sulmuesi Blerim Krasniqi. Më e plotë në krahun tjetër Vllaznia e Mirsad Jonuz që për momentin ka një pikë më pak se skuadra e Ilir Dajës.

Në Ballsh Bylisi do të kërkojë fitoren e parë për vitin 2020-të në kampionat në ndeshjen ndaj Flamurtarit të vendit të fundit që luhet në Adush Muça. Ndërkohë sfidë të lehtë në letër ka edhe Laçi që luan në transfertë në Gjirokastër ndaj Luftëtarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat