Lukaku “zhduket” ndaj të mëdhenjve, vetëm një gol në 25 ndeshjet e fundit

Futboll

Lukaku “zhduket” ndaj të mëdhenjve, vetëm një gol në 25 ndeshjet e fundit

Më: 29 shkurt 2020 Në ora: 14:43
Romelu Lukaku

Sezoni i parë i Romelu Lukaku tek Interi po dëshmon më së miri ndikimin e tij në një kampionat krejtësisht të ri. Ekziston vetëm një detaj “i vogël”, që sulmuesi belg do të duhet ta rregullojë: golin kundër emrave të mëdhenj, çfarë ka qenë një problem serioz në dy vite e gjysmë të fundit, siç nënvizohet nga “Tuttosport”.

Ky defekt i tij po konfirmohet edhe në Serie A, deri tani. Ish-sulmuesi i Manchester United, në fakt, e ka humbur takimin me rrjetën kundër pesë skuadrave kryesore në Itali: dështoi në ndeshjen e parë me Juventusin, në 180 minutat kundër Lazio, kundër Romës dhe, gjithashtu, ndaj Atalanta në fillim të janarit. Bilanci është zero gola në 5 ndeshje kundër skuadrave më të mira të Serie A.

Sidoqoftë, kjo prirje nuk është e re për gjigantin zikaltër, i cili kurrë nuk kishte arritur të shkëlqente në Premier League kundër “top 5” skuadrave atje. Fatura totale flet për një gol në 25 ndeshje kundër 5 skuadrave të para në renditje.

Juventus-Inter mund të jetë rasti i shkëlqyeshëm për belgun, që të harrojë kritikat, të kthehet te goli kundër një skuadre të nivelit të lartë dhe të anulojë, të paktën pjesërisht, një statistikë, që e dënon atë. Goli ndaj bardhezinjve, ndoshta mund të jetë me peshë për titullin, në sfidën më të ethshme të sezonit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat