Ferizaj shënon fitore të madhe në luftë për ekzistencë 

Futboll

Ferizaj shënon fitore të madhe në luftë për ekzistencë 

Nga: Kemajl Goca Më: 29 shkurt 2020 Në ora: 14:59
Dren Gashi

Skuadra e Ferizajt shënon fitore të madhe me rezultat 2:0 kundër Llapit nga Podujeva, në takimin e javës së 20-të të elitës së futbollit të Kosovës. Kjo ndeshje ishte paraparë që të luhet dje, por për shkak të reshjeve të borës u shty për sot, që rezultoj edhe pozitiv për ferizajasit dhe jo për llapjanët.

Futbollisti Dren Gashi është më i merituari për tri pikë të mëdha, duke realizuar dy gola në minutën e 4-të dhe të 55-tën.

Pikë që nuk maten as me ari, për faktin se tani janë afruar për dy pikë me pozitën e tetë. Ushtruesi i detyrës së trajnerit Burim

Çerkini padyshim se është i lumtur për pikët në momentin e duhur.

Ferizaj renditet në vend të 10-të me 22 pikë sa ka edhe Flamurtari një pozitë me lartë dhe Drenica renditet i teti me 24 sosh dhe Llapi i gjashti me 28.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat