Setien: Kur ti e ke Messin, është sikur t’i kesh dy apo tre mbretëresha në shah

Futboll

Setien: Kur ti e ke Messin, është sikur t’i kesh dy apo tre mbretëresha në shah

Më: 29 shkurt 2020 Në ora: 16:25
Setien: Kur ti e ke Messin, është sikur t’i kesh dy apo tre mbretëresha në shah

Trajner i Barcelonës, Quique Setien, ishte i pranishëm në stadiumin Santiago Bernabeu të mërkurën në mbrëmje për ta parë disfatën me rezultat 2:1 të Real Madridit kundër Manchester Cityt. Ai beson se do të mundë t’i përdorë edhe vetë disa nga taktikat e klubit anglez për derbin e fundjavës.

Quique Setien u takua me trajnerin e Manchester Cityt, Pep Guardiolën, pas ndeshjes dhe tani dëshiron t’ia shkaktojë disfatën e tretë radhazi Real Madridit në El Clasicon e së dielës.

"Ka disa gjëra që Manchester City i bëri që mund të na kryejnë punë edhe neve", tha Setien, në një intervistë të dhënë për La Vanguardia.

"Por, ka edhe gjëra që ti i sheh dhe që nuk ke menduar se do të të jenë aq të dobishme".

"Ne do të shkojmë për të sulmuar dhe do ta kemi të njëjtën ambicie si gjithmonë. Kjo është në ADN-në e kubit".

"Ne gjithmonë tentojmë të jemi të guximshëm, edhe pse Real Madridi ka qenë duke u mbrojtur mirë që disa muaj dhe ka lojtarë cilësorë të cilët mund ta përballojnë presionin dhe të të dëmtojnë në sulm".

"Ne do ta kemi një përqindje të madhe të posedimit të topit, por duhet të jemi gati edhe për t’u mbrojtur".

"Real Madridit nuk i duhet shumë për të shënuar, edhe pse ndoshta ata nuk janë duke shënuar aq shumë tani sa shënonin kur e kishin Cristiano Ronaldon",

Setien e theksoi edhe ndikimin që mund ta ketë Messi.

"Kur ti e ke Messin, është sikur t’i kesh dy apo tre mbretëresha në shah", tha Setien.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat