2 Korriku me fitore të thellë ndaj Vëllaznimit

Futboll

2 Korriku me fitore të thellë ndaj Vëllaznimit

Më: 4 mars 2020 Në ora: 16:21
2 Korriku me fitore të thellë ndaj Vëllaznimit

Në mot me shi, sot është zhvilluar ndeshja ndërmjet 2 Korrikut të Prishtinës dhe Vëllaznimit nga Gjakova në kuadër të xhiros së 19-të, e cila u fituar nga prishtinasit me 4:1.

“ Verdheblutë u rikthyen tek fitorja me golat e katër golashënuesve: Qendrim Sejdiut, Albert Stubllës, Djellon Dragushës dhe Adonis Aliut. Skuadra verdheblu që nga fillimi tregoi se në këtë ndeshje kërkonte këndelljen pas humbjes së pësuar në xhiron e kaluar.

Futbollistët e të dy skuadrave zhvilluan lojë të qetë në minutat e para, deri në momentin kur Qendrim Sejdiu i verdhebluve arriti që rastin e parë në ndeshje ta shndërroi në gol, gol ky i cili është i treti në stinorin pranveror për Sejdiun. Edhe pas golit verdheblutë nuk u ndalën dhe vazhduan të sulmojnë portën kundërshtare, sulme këto që sollën golin e dytë, me autor Albert Stubllën. Me epërsinë e dyfishtë të 2 Korrikut skuadrat shkuan në pushim.

Pjesa e dytë ishte më e qetë, me verdheblutë që administronin mjaft mirë epërsinë, kurse mysafirët kërkonin me ngulm ngushtimin e rezultatit. Pakujdesitë e mbrojtjes mysafire u shfrytëzuan mjaft mirë nga skuadra nikoqire, ku fillimisht Djellon Dragusha shënoi për 3:0, e vetëm disa çaste më pas gol shënoi edhe i inkuadruari në lojë, Adonis Aliu.

Deri në fundin e ndeshjes e gjitha çfarë bënë futbollistët mysafir ishte shënimi i golit të nderit, gol ky që u arrit pas një pakujdesie në mbrojtjen vendase.

2 Korriku me këtë fitore kalon në pozitën e 6-të me 29 pikë. Ndeshjen e radhës verdheblutë do ta zhvillojnë të shtunën ndaj Istogut.

Formacioni startues i 2 Korrikut: F. Neziri, A. Stublla, D. Bajraktari, L. Rama, J. Stublla, A. Oruqi (C), Q. Sejdiu, E. Baholli, A. Shala, A. Prapashtica, D. Dragusha. Kryetrajner: Besim Ademi. U aktivizuan edhe: U. Statovci, A. Aliu dhe B. Osmani”, shkruan në faqen e 2 Korrikut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat