Kryetari i Dritës: E humbëm një betejë...

Futboll

Kryetari i Dritës: E humbëm një betejë...

Më: 4 mars 2020 Në ora: 18:10
Kryetari i Dritës: E humbëm një betejë...

Kryetari i Dritës, Valon Murseli, ka komentuar humbjen e skuadrës së tij ndaj Ballkanit, në derbin e javës 21 të IPKO Superligës.

Sipas të parit të Dritës, sot është humbur vetëm një betejë, por jo edhe lufta.

“Në çdo situatë kemi qenë, jemi dhe mbesim gjithmonë të bashkuar. E kemi humbur një betejë por jo luftën! KF Ballkanin e përgëzoj për lojën e treguar”, ka shkruar Murseli.

“Ndeshja e radhës është me rëndësi të jashtëzakonshme, andaj duhet të mobilizohemi për të treguar forcën tonë të vërtetë. Qëndroj fuqishëm në përkrahje të stafit dhe ekipit. Përpara Drita!”, ka shtuar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat