Arbër Grabovci - i periudhës së Republikës!

Futboll

Arbër Grabovci - i periudhës së Republikës!

Nga: Kemajl Goca Më: 4 mars 2020 Në ora: 18:41
Arbër Grabovci - i periudhës së Republikës!

Sportistët tanë u ballafaquan me telashe të mëdha në vitet e 90-ta, sidomos me shantazhe dhe kërcënime nga pushtuesi serb. Pushtuesi serb uzurpoi stadiumet dhe palestrat sportive, duke dëbuar në rrugë sportistët shqiptarë.

Në fillim të viteve të 90-ta, Arbër Grabovci, ishte në formën më të mirë, si mijëra sportistëve edhe atij iu mohua e drejta të luajë në stadiumet që ishin ndërtuar nga djersa e shqiptarëve.

Ai me shumë shokë sakrifikuan dhe i rezistuan pushtuesit serb, zhvilluan garat e Republikës së Kosovës në fushat e improvizuara.

Grabovci me shumë shokë dhanë gjithçka nga vetja për të mbijetuar futbolli i Kosovës. Grabovci i takon Gjeneratës së Republikës, kohës së okupimit (1991-1999).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat