Prishtina fiton kundër Ferizajt, i rri në bisht Ballkanit! Ferizaj proteston për penallti  

Futboll

Prishtina fiton kundër Ferizajt, i rri në bisht Ballkanit! Ferizaj proteston për penallti  

Nga: K. Goca Më: 4 mars 2020 Në ora: 18:59
Prishtina fiton kundër Ferizajt, i rri në bisht Ballkanit! Ferizaj proteston për penallti  

Skuadra me renome Prishtina arkëtoi tri pikë në luftë për titullin e kampionit. Bardhekaltrit triumfojnë me rezultat 3:2 ndaj Ferizajt, në takimin e javës së 21-të të elitës së futbollit të Kosovës.

Ferizaj nuk ia doli të merr një pikë, duke u kthyer duarthatë nga stadiumi “Fadil Vokrri”. Ferizajasit protestuan edhe për penallti, sipas tyre nuk ka qenë.

Prishtina avancoi në fund të pjesës së parë me golin e Ahmet Januzit, që ishte i saktë nga penaltia.

Në pjesën e dytë realizuan edhe dy herë, Januzi (49’) e Oto John (60’) duke thelluar epërsinë në 3:0. Në minutën e 72-të, Albin Krasniqi shënon për rezultatin 3:1, Dajaku në minutën e 95-të realizon nga penalltia për 3:2.

Prishtina ngritët në vend të dytë me 41 pikë, i rri në bisht liderit Ballkani që ka 44, ndërsa Gjilani renditet në pozitën e tretë me 41 dhe Drita bie në vend të katërt me 40 sosh dge Ferizaj është i dhjeti me 22.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat