Futbolli portugez në kaos, kontrollohet shtëpia e Mendes

Futboll

Futbolli portugez në kaos, kontrollohet shtëpia e Mendes

Më: 4 mars 2020 Në ora: 20:17
Jorge Mendes

E enjtja e zezë e futbollit portugez, që solli eliminimin e të gjithë katër skuadrave pjesëmarrëse në Europa League, është hedhur pas krahëve. Tani, një bombë e re rrezikon të tronditë sistemin e futbollit portugez.

Bëhet fjalë për një hetim të bazuar mbi dyshimin e evazionit fiska dhe pastrim të parave, që ka shtyrë 15 gjykatës të zhvillojnë 76 kontrolle ndaj klubeve të ndryshëm të futbollit, drejtues dhe menaxherë.

Mes klubeve të kontrolluar kanë qenë edhe Benfica, Porto, Sporting dhe Braga, ndërsa agjencia që ka përfunduar në qendër të vëmendjes është Gestifute, ajo që drejtohet nga Jorge Mendes.  Madje duket se autoritet kanë kontrolluar edhe shtëpinë e menaxherit të fuqishëm dhe atë të Iker Casillas, ish-portier i Porto-s.

Hetimi, sipas Sabado, është përqendruar te të drejtat e imazhit të lojtarëve. Besohet se disa ta ardhura janë mbajtur të fshehura për të shmangur pagesën e taksave. Operacioni "pozicion jashtë loje" ka marrë po analizon kryesisht transferimet e ndodhura nga 2015-ta e deri më sot.

Ndër të tjera, janë hapur pesë hetime për Guimaraes, Maritimo, Estoril dhe Portimonense. Gjithçka besohet se ka folluar falë dokumenteve të publikuar në platformën Football Leaks, themeluesi i së cilës është Rui Pinto, në burg nga 22 marsi i 2019-ës (në pritje të gjyqit) për tentativë zhvatjeje dhe krime informatike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat