Caktohet dita dhe ora e Juventus-Inter dhe Milan-Genoa, luhet pa tifozë!

Futboll

Caktohet dita dhe ora e Juventus-Inter dhe Milan-Genoa, luhet pa tifozë!

Më: 4 mars 2020 Në ora: 20:35
Foto ilustrim

 

Sampdoria-Verona do të hapë serinë e ndeshjeve për t'u rikuperuar pasi u shtynë fundjavën e shkuar.

Ndeshja në fjalë do të luhet të shtunën në mbrëmje, ndërsa të dielën në mesditë (ora 12:30) do të jetë radha e Milan-Genoa, më pas Parma-SPAL dhe Sassuolo-Brescia, ora 15:00 të dy takimet.

Udinese-Fiorentina në orën 18:00 dhe, mbyllja në mbrëmje, Juventus-Inter, ora 20:45 në "Allianz Stadium".

Të gjitha me dyer të mbyllura!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat