Zotëria 75 milionë euro zgjedh Premier League

Futboll

Zotëria 75 milionë euro zgjedh Premier League

Më: 4 mars 2020 Në ora: 22:58
Ilustrim

Pavarësisht sezonin të suksesshëm të zhvilluar deri tani, Liverpool-i synon ta përforcojë akoma më shumë skuadrën për sezonin e ardhshëm.

Mes emrave që kanë përfunduar në shënjestrën e Të Kuqve është edhe ai i Timo Werner, sulmuesi i Leipzig-ut. Gjermani po zhvillon një tjetër sezon të shkëlqyer dhe ka pranuar e ndihet i tërhequr nga Premier League.

"Premier është kampionati më interesant, duhet ta pranoj. Është shumë tërheqëse të shikoj ndeshjet e kampionatit anglez dhe të mund të luash atje...", ka thënë Werner për Mirror.

23-vjeçari ka realizuar 27 gola dhe ka dhënë 11 asiste në 34 ndeshjet e luajtura me Leipzig në këtë sezon. Vlerja e tij në merkato është 75 milionë euro, sipas transfermarkt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat