Leicesteri e Manchester City në çerekfinale, Tottenhem – Norwich shkon në vazhdime

Futboll

Leicesteri e Manchester City në çerekfinale, Tottenhem – Norwich shkon në vazhdime

Më: 4 mars 2020 Në ora: 23:41
Pamje nga ndeshja

Manchester City ka kaluar në çerekfinale të FA Cup pas fitores minimale në udhëtim te Sheffield Wednesday.

Golin e parë dhe të vetëm e realizoi Kun Aguero në minutën e 53’të të duelit, që dërgoi tutje kampionin aktual anglez.

Me të njëjtin rezultat, por në cilësinë e vendasit, fitore shënoi edhe Leicesteri, që mundi Birminghamin. Golin e fitores e realizoi Pereira tetë minuta para fundit.

Ndërkaq, dueli i fundit i mbrëmjes, ai mes Tottenhemit dhe Norwichit ka shkuar në vazhdime, pasi u mbyll me barazim 1-1.

Mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat në shtesat e takimit të lartëcekur, kurse ne do t’iu raportojmë në kohë reale për çdo ndryshim eventual.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat