Messi, Suarez dhe Pique: Duam transfrimin e këtij lojtari te Barcelona

Futboll

Messi, Suarez dhe Pique: Duam transfrimin e këtij lojtari te Barcelona

Më: 5 mars 2020 Në ora: 12:48
Messi, Suarez dhe Pique

Yjet e Barcelonës i kanë kërkuar presidentit Josep Maria Bartomeu që të bëjnë gjithçka për të rikthyer në ‘Camp Nou’ yllin e PSG, Neymar.

Neymar vazhdon të jetë i lidhur me një rikthim në ‘Camp Nou’, pas transferimit rekord te PSG për 222 milionë euro në vitin 2017.

Sipas Diario Sport dhe Mundo Deportivo, Neymar është synimi kryesor i Barcelonës për afatin kalimtar të verës.

Janë lojtarët kryesorë të Barcelonës, Lionel Messi, Luis Suarez dhe Gerard Pique, që i kanë kërkuar Bartomeut transferimin e Neymar.

Këta lojtarë kërkuan transferimin e Neymar edhe verën e kaluar, diçka e cila nuk u finalizua shkaku i PSG, që nuk dëshironte të hiqte dorë nga braziliani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat