Van Dijk i del në mbrojtje Liverpoolit pas humbjeve

Futboll

Van Dijk i del në mbrojtje Liverpoolit pas humbjeve

Më: 5 mars 2020 Në ora: 14:10
Virgil van Dijk

Virgil van Dijk doli fuqishëm në mbrojtje të Liverpool-it, pas humbjes 2-0 ndaj Chelsea.

Hollandezi tha se sezoni i “Reds” nuk mund të quhet i kompletuar vetëm duke fituar Premier League.

Të kuqtë u eliminuan nga “FA Cup” të martën, por kanë vënë njërën dorë te titulli kampion në Angli.

Jurgen Klopp dhe të tijtë kanë humbur tri nga katër ndeshjet e fundit, në të gjitha garat, por ende kanë avantazhin prej 22 pikësh në krye të Premier League, aty ku kanë lënë pikë vetëm në dy ndeshje, këtë sezon.

Pasi fitoi Botërorin e Klubeve dhe Superkupën Europiane për këtë sezon, Van Dijk mendon se është e pamundur të thuhet se sezoni i Liverpool nuk ka qenë i lavdishëm.

“A jemi të justikuar, nëse fitojmë vetëm titullin në Premier League? Mos harroni se ne kemi fituar edhe Superkupën dhe Botërorin e Klubeve në këtë sezon. Në jetë ka njerëz që nuk janë gjithmonë të kënaqur. Unë jam i prirur të përqendrohem te gjërat e mira. Jemi afër asaj, që ne të gjithë shpresojmë ta arrijmë (titulli në Angli)”.

“Le ta sigurojmë titullin dhe ta shijojmë. Eliminimi në “FA Cup” ishte një goditje e madhe, por ne po luanim kundër një skuadre shumë të mirë. Le të përqendrohemi te sigurimi i titullit në Premier League, sepse na mbetet shumë pak për këtë. Unë mendoj se është e pamençur të thuash se Liverpool nuk shqetësohej për kupat. Për mendimin tim, çdo kompeticion në të cilin marrim pjesë, ne duam ta fitojmë. Ne e treguam këtë me formacionin dhe mënyrën si vazhduam të luajmë, energjitë që shpenzuam”.

“Ne u përpoqëm të bënim sa më shumë të ishte e mundur për të fituar ndeshjen. Mua nuk më pëlqen të humbas kurrë. Mënyra si humbëm në fundjavë ishte plotësisht e merituar. Ishte një ditë shumë e vështirë për të gjithë ne. Ndaj Chelsea bëmë një performancë shumë më të mirë, por nuk mjaftoi dhe jemi jashtë “FA Cup”. Ky është realiteti”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat