Man Utd rinovon kontratën e porterit 37-vjeçar

Futboll

Man Utd rinovon kontratën e porterit 37-vjeçar

Më: 5 mars 2020 Në ora: 14:31
Lee Grant

Lee Grant ka nënshkruar kontratë të re me Manchester United deri në fund të sezonit 2020/21.

Portieri i tretë i United, i cili është i dëshpëruar të kthehet nga një dëmtim i krahut para se të përfundojë sezoni, ka shprehur kënaqësinë e tij për nënshkrimin e marrëveshjes së re.

“Më pëlqen të jem këtu dhe qartazi dikush pëlqen që edhe unë të jem këtu, prandaj është mirë që ta thoja”, i tha Grant faqes zyrtare të United.

”Unë mezi po pres të jem pjesë e klubit vitin e ardhshëm dhe shumë gjëra të bukura kanë ndodhur në këto 18 muaj”.

37-vjeçari kaloi te Djajtë e Kuq në vitin 2018.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat