Drenica fiton tri pikë të mëdha, Dukagjini barazon në Vushtrri 

Futboll

Drenica fiton tri pikë të mëdha, Dukagjini barazon në Vushtrri 

Nga: Kemajl Goca Më: 5 mars 2020 Në ora: 14:58
Drenica fiton tri pikë të mëdha, Dukagjini shënon fitore në Vushtrri 

Drenica nga Skenderaj ka fituar tri pikë të mëdha në luftë për të siguruar ekzistencën në IPKO Superligën e Kosovës në futboll. Ata në stadiumin “Bajram Aliu”, triumfojnë me rezultat 3:1 kundër Flamurtarit të Prishtinës, në takimin e javës së 21-të.  

Derbi i skuadrave kuqezi u karakterizua me lojë shumë të mirë, ndërsa në shprehje erdhën cilësitë e sulmuesit të Drenicës, Alban Shillova, shënues i dyfishtë. Në minutën e 14-të, Alban Shillova realizon për 1:0 ndaj ish skuadrës së tij.

Gëzimi nuk zgjati shumë, Flamurtari barazon shifrat 1:1 përmes Veton Kabashit pikërisht në minutën e 16-të. Tre minuta pa përfunduar periudha e parë e lojës përkatësisht në minutën e 42-të, Shillova sërish në skenë dhe shënon për 2:1.

Në minutën e 71-të,  Hasan Hyseni thellon fitoren e Drenicës në 3:1. Drenica ngritët në vend të shtatë me 27 pikë, ndërsa Flamurtari bie në pozitën e nëntë me 25 sosh. Ndeshje interesante është zhvilluar mes dy skuadrave të fundit të renditjes, Vushtrria që zë vendin e 11-të dhe Dukagjini që është i 12-ti në klasifikim. Dukagjini nga Klina barazoi me rezultat 3:3 me vushtrriasit.  Laurant Marmullaku shënon për 0:1 në minutën e 7-të, ndërsa në atë të 15-tën Salinas barazon rezultatin 1:1.

Në fund të pjesës së parë, në minutën e 44-të, Marmullaku shënon përsëri, 1:2. Granit Elezaj në minutën e 63-të shton epërsinë në 1:3. Në minutën e 76-të, Jeton Dushi ngushton  rezultatin në 2:3 dhe në çastet e fundit u barazuan shifrat 3:3 përmes Istrefit. Vushtrria zë vendin e 11-të me 16 pikë dhe ka 6 më shumë se i fundit, Dukagjini.
 
IPKO Superliga e Kosovës
Ballkani-Drita    2:0
Gjilani-Feronikeli    2:1
Trepça '89-Llapi    1:2
Prishtina-Ferizaj    3:1
Drenica-Flamurtari    3:1
Vushtrria-Dukagjini    3:3

Tabela
1. Ballkani    21    13    5    3    44
2. Prishtina    21    12    5    4    41
3. Gjilani    21    13    2    6    41
4. Drita    21    12    4    5    40
5. Feronikeli    21    9    4    8    31
6. Llapi    21    9    4    8    31
7. Trepça ’89    21    7    5    9    26
8. Drenica    21    7    6    8    27
9. Flamurtari    21    7    4    10    25
10. Ferizaj    21    7    1    13    22
11. Vushtrria    21    4    4    13    16
12. Dukagjini    21    2    4    15    10
Në javën e 22-të do të takohen: Drita-Prishtina, Flamurtari-Ballkani, Dukagjini-Drenica, Llapi-Gjilani, Ferizaj-Trepça '89 dhe Feronikeli-Vushtrria.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat