Keçi: E mposhtëm vetveten

Futboll

Keçi: E mposhtëm vetveten

Më: 5 mars 2020 Në ora: 15:49
Keçi: E mposhtëm vetveten

Drenica ka shënuar fitore të rëndësishme si vendas, pasi mposhti 3:1, Flamurtarin e Prishtinës.Dy gola të Shillovës në pjesën e parë, dhe një i Hysenit në pjesën e dytë, ishin të mjaftueshëm për fitoren e parë të drenicasve në pranverë.

Pas ndeshjes, trajneri i Flamurtarit, Sunaj Keçi, u ankua në ndeshjet e shumta brenda pak ditësh në futbollin tonë.

“Sot nuk merituam më shumë, loja u humb herët pasi mposhtëm vetveten.

Flamurtarin, nuk po e mund Drenica apo Gjilani, por ne pe mposhtim vetveten.Katër ditë dy ndeshje është shumë e vështirë, dhe prapë luajmë të hënën ,ku është shumë e vështirë të luajmë tri ndeshje brenda këtyre ditësh, pasi vjen deri të lëndimi i lojtarëve për arsye të terreneve të vështira në futbollin tonë”, tha Keçi për SSK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat