Juventusi bën gjestin e veçantë pas shtyrjes së ndeshjes

Futboll

Juventusi bën gjestin e veçantë pas shtyrjes së ndeshjes

Më: 5 mars 2020 Në ora: 17:07
Juventusi bën gjestin e veçantë pas shtyrjes së ndeshjes

Ndeshja e Kupës së Italisë mes Milanit dhe Juventusi ishte planifikuar të luhej ditën e mërkurë në mbrëmje, por pas një vendimi u vendos që të shtyhej.

Vendimi për shtyrjen e ndeshjes u mor pasi skuadra e Milanit kishte mbërritur në Torino, për ndeshjen me bardhezinjtë. Edhe klubi i Juventusit kishte bërë përgatitjet për të ndeshje, teksa ishte përgatitur edhe ushqimi për klubin kundërshtar.

Megjithatë pasi ndeshja u anulua, ushqimi i përgatitur për stafin e Milanit mbeti dhe tani Juventusi ka bërë një gjest shumë të mirë.

“Zonja e Vjetër” ka njoftuar ditën e sotme se të gjitha gjërat që ishin marrë për stafin e Milanit, do të shkojnë për familjet në nevojë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat