Koronavirusi godet futbollin danez, infektohen 13 persona

Futboll

Koronavirusi godet futbollin danez, infektohen 13 persona

Më: 5 mars 2020 Në ora: 17:44
Koronavirusi godet futbollin danez, infektohen 13 persona

Klubi i Superligës së Danimarkës në futboll Brondby ka njoftuar se 13 persona të klubit janë në karantinë, me dyshime se mund të jenë infektuar nga koronavirusi.

Lajmin e ka bërë të ditur klubi në faqen zyrtare të enjten.

Në ndeshjen e Superligës së Danimarkës mes Brondbyt dhe Lyngbyt në stadium mysafir ishte ish-reprezentuesi i Danimarkës dhe ish-lojtari i Brondbyt, Thomas Kahlenberg. Është konstatuar se Kahlenberg është i infektuar me koronavirus. Ai ka marrë virusin gjatë një vizite në Amsterdam së fundi.

Brondby ka dërguar në izolim gjithë personat që ishin në kontakt direkt me Kahlenbergun në ndeshjen e të dielës. Në mesin e tyre është mbrojtësi Joel Kabongo, ndihmës-trajneri Martin Retov, si dhe shefi ekzekutiv i klubit Ole Palma.

Nga radhët e Lyngbyt raportohet se në kontakt me Kahlenbergun ishin futbollistët Martin Orsnkov, Kasper Jorgensen dhe Patrick da Silva. Ata janë izoluar për dy javë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat