Ter Stegen, i lidhur me Barcelonën

Futboll

Ter Stegen, i lidhur me Barcelonën

Më: 5 mars 2020 Në ora: 18:19
Ter Stegen

Portieri gjerman dëshiron ta vazhdojë sa më gjatë eksperiencën në “Camp Nou”, përkundër spekulimeve për një largim të mundshëm

Marc-Andre ter Stegen është i lidhur totalisht me Barcelonën.

Kohëve të fundit spekulohej për një largim të mundshëm të portierit gjerman nga “Camp Nou”.

Ai ka kontratë me kampionin aktual spanjoll deri në vitin 2022.

Mirëpo, e përditshmja spanjolle “Mundo Deportivo” shkruan se përfaqësuesi gjerman dëshiron ta vazhdojë kontratën dhe të qëndrojë më gjatë tek Barça.

Klauzola e shkëputjes së kontratës së tij është 180 milionë euro.

Ai ka shfaqur siguri në portën e Barçës në vitet e fundit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat